Home Politike ‘Përballja’ Rama-Meta në Kushtetuese/ Përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cenoi rëndë parimet

‘Përballja’ Rama-Meta në Kushtetuese/ Përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cenoi rëndë parimet

Po zhvillohet përballja e parë e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese. Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Top Channel zbradh edhe debatin në seancë:

RELATORJA e gjykates kushtetuese: Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si minister I Jashtem, duke arsyetuar se ka mungese pervoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër i Jashtëm.
Presidenti ka penguar kryeministri në ushtrimin e detyrave të tij. Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit dhe të Kuvendit.

ELIRA KOKONA – Pëfaqësuese e qeverise : Përfaqësuese e palës kërkuese, pra Këshillit të Ministrave. Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret. Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij. Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale. Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër. Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atrubite që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin. Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin./Top Channel

SOURCEBulevard News
Previous articleNard Ndoka: Kisha një marrëveshje me Bashën, na futi në një grackë e na la aty! Strategët izraelitë, jashtë realitetit
Next articleArafati, Millosheviçi dhe të tjerët