Home Opinion Për PDK-në – Jetë a vdekje!

Për PDK-në – Jetë a vdekje!

Faik-Krasniqi_5 Nga Faik Krasniqi / Nëse PDK-ja arrin të mbetet në pushtet edhe në këtë mandat, jam mëse i bindur që kjo parti do të udhëheq me Kosovën edhe për disa mandate! Por nëse ndodh e kundërta dhe shkon në opozitë ( dhe padyshim që PDK-ja do shkojë në opozitë), atëherë kjo parti pashmangshëm për disa mandate do të mbetet në opozitë! Arsyeja është shumë e thjeshtë! Shumica e zyrtarëve të kësaj partie do të pastrohen nga skena politike, nga Gjykata Speciale, për krimet e rënda politike dhe ekonomike që i kanë shkaktuar vendit në Kosovën e pasluftës! Ky duhet të jetë një motiv shtesë i koalicionit LVAN, që këtë parti që i ka shkaktuar vendit dëme shumë të mëdha dhe të pariparueshme, ta lëmë në opozitë! Ky është shansi i fundit që këtë parti kriminale dhe uzurpuese, ta dërgojmë në opozitë! Nëse koalicioni LVAN i qëndron besnik besëlidhjes, që s’do ketë më ”Thaçi 3” dhe do ta dërgojnë PDK-në në opozitë, padyshim që kjo parti pashmangshëm do shkojë në opozitë! Por edhe një gjë duhet ta kemi parasysh: Nëse koalicioni LVAN rrinë bashkë dhe formojnë Qeverinë, për Kosovën do filloi një epokë e re! Burra, mbahuni edhe pak dhe qëndroni bashkë, sepse për PDK-në po vijnë ditë të zeza dhe të vështira! T’i largojmë të këqinjtë nga pushteti dhe t’i japim frymë këtij vendi!