Home Sociale Për herë të parë në Shqipëri modeli i një plazhi publik ...

Për herë të parë në Shqipëri modeli i një plazhi publik për personat me aftësi te kufizuar

 

Sot drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Z.Ledion Lako,së bashku me kryetarin e Bashkisë Kavajë Z. Redjan Krali dhe Drejtoren Ekzekutive të Fondacionit “Së bashku” Znj. Suela Lala, me mbështetjen e Qeverisë Austrialiane sjellin për herë të parë në Shqipëri modelin e një plazhi publik plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi te kufizuar. Ky plazh është i pozicionuar 500m larg rrethrrotullimit të Golemit. Disa nga standartet që ofron ky plazh janë:

-Një rrogoz aksesi i cili është i rezistueshëm ndaj ujit dhe krijon akses në ujë për karrocat, personat që përdorin karrige me rrota, personat me vështirësi shikimi, këmbësorët etj.

-Një karrige me rrota lundruese plazhi që do të lejojë personat me aftësi të kufizuara fizike dhe të moshuar për të frekuentuar detin.

-Sinjalistika e nevojshme për identifikimin e plazhit të aksesueshëm.

-Një dush të hapur i cili është i aksesueshëm për personat me të gjitha llojet e aftësive të kufizuara. Nisma e këtij projekti është që modele të tilla, të përsëriten në të gjithë bregdetin tonë.