Home Sport Për herë të parë në histori, Real Madrid pa asnjë spanjoll nga...

Për herë të parë në histori, Real Madrid pa asnjë spanjoll nga minuta e parë

Transferta e Real Madrid në Estadio de la Ceramica (Villarreal) ndaj Villareal do të hyjë në histori. Shkak është bërë vendimi i trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti për të mos aktivizuar asnjë spanjoll në këtë ndeshje kampionati nga minuta e parë.

Kjo ndodh për herë të parë në historinë e klubit.11-shja titullare përbëhet nga tre francezë (Tchouaméni, Mendy dhe Benzema) , dy brazilianë (Vini dhe Militao) , dy gjermanë (Rüdiger dhe Kroos) , një kroat (Modric) , një belg (Courtois) , një austriak (Alaba ) dhe një uruguaian (Valverde).

Historitë janë bërë për t’u shkruar dhe diçka të tilë e treguan sot madrilenët, një nga klubet më me emër në Spanjë.

Previous article“Është i marrë”, britanikët presin keq librin autobiografik të Princit Harry: Dëmi është i pakthyeshëm! Mbreti Charles…
Next articleZgjedhja e kreut të ri, Fuga për SPAK: Jemi në një situatë katastrofike, ky institucion nuk është ende i pavarur