Home Politike Për herë të parë, Alibeaj shihet i shoqëruar nga Garda si kryetar...

Për herë të parë, Alibeaj shihet i shoqëruar nga Garda si kryetar opozite: S’më pëlqen fare, por duhet respektuar ligji

Për herë të parë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shfaqur nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës.

I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj tha asnjëherë.

“Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i Gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh.

Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë.

Ndihem i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, tha Alibeaj.

Previous articleGërmimet Arkeologjike/ Drejtori Alban Ramohitaj: Do të kemi një Amfiteatër më të bukur, do të nisë shpronësimi për 15 familje
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 25 mars 2023