Home Rajoni Për 6 minuta mbaroi gjithçka! Sot jepet vendimi final për pilotin Babis,...

Për 6 minuta mbaroi gjithçka! Sot jepet vendimi final për pilotin Babis, prokurori: Vrau Carolinën!

“Të shpallet fajtor për vrasje,”- kjo është pretenca që ka kërkuar prokurori i çështjes për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos. Sipas mediave greke, prokurori ka analizuar se vrasja ka ndodhur për arsye të parëndësshme dhe se 33-vjeçari është 100% i fajshëm për çdo gjë që i atribuohet.

“I akuzuari u ndal vetëm kur ia arriti qëllimit. Kur filloi t’i bllokonte rrugët e frymëmarrjes, ai ndjeu ankthin dhe mbytjen e viktimës. Simptomat e mbytjes iu shfaqën para syve. I dha përqafimin e fundit, më pas e goditi në të gjithë trupin për t’u siguruar që ajo nuk do reagonte. E ia kishte dalë. Ajo vdiq. Gjithçka ka ndodhur për 6 minuta,”-tha ai.

Ndërsa piloti, dënimi për të cilin jepet sot, gjatë seancës ka bërë “autokritikë” si bashkëshort, por nuk u resht duke kërkuar edhe falje për krimin që kisgte bërë. Por përveç vrasjes së bashkëshortes së tij, ai akuzohet edhe për abuzim me kafshët, pasi vari edhe qenin për të bërë më të besueshëm versionin e tij të ngjarjs për vrasjen.

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

Marrë nga Protothema