Home Slideri Pensionistët në rradhë prej muajsh për dosjet, krerët e sigurimeve pushime luksi...

Pensionistët në rradhë prej muajsh për dosjet, krerët e sigurimeve pushime luksi në Dubai

drsshNdërsa pensionistët mbajnë radhën në sportele për të marrë dosjet dhe invalidët enden në komisone të KEMP-it me dosje të njerëzve që nuk janë kompetentë, drejtuesit e sigurimeve shoqërore kanë gjetur kohën të shijojnë pushime luksi në Dubai vetëm pak ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga stafi i drejtoreshës së sigurimeve në Durrës që fillimisht ka qenë në siklet për mungesën e saj dhe kanë paramenduar një shkarkim me të gjithë ata që ajo bën çdo ditë, por më pas janë qetësuar pasi ajo nën shoqërinë e shefes së saj dhe të zotit Astrit Hado, kanë qenë në një guidë turistike në Dubai. E përfshirë në skandale dhe aq më shumë kur i sjellë shtetit edhe dëme materiale, drejtoresha e sigurimeve në Durrës duket se ja ka arritur qëllimit që me lekët e saj apo të shtetit që e paguan dyfish me gjithë ata që i ka hequr nga puna, të shijojë pushime të këndshme në Dubai. Por ndërsa ajo ka gjetur relaksin në Dubai së bashku me shefat e saj, në sportelet e Durrësit pensionistët presin radhën për dosjet që janë ende në përpunim në Fier dhe që janë prej muajsh duke u zvarritur. Tre njerëzit më të përgojuar për situatën që kanë sjellë në sigurimet shoqërore së bashku me miqtë e tyre të ngushtë apo siç i quajnë ato “grupin” nuk kanë dashur t’ja dijnë për atë që po ndodh në Durrës, ku një mjerane drejton këtë institucion me gjoba dhe rryshfete. Ende në këtë degë sigurimesh në Durrës mjeku vjen nga Tirana, ndërsa skandali shkon edhe më tej kur mjek të spitalit që bëjnë epikrizën janë dhe anëtar të KEMP-it. Një pjesë e mirë e invalidëve dalin në mënyrë fiktive, pasi vetë mjekët nuk mund të hedhin poshtë atë që kanë shkruar vetë apo të refuzojnë veten. Aktualisht janë dy mjekë të sigurimeve shoqërore në Durrës që punojnë në këtë institucion, po asnjeri prej tyre nuk e zëvendëson mungesën e mjekut në komision dhe për këtë vjen njeriu i besuar nga Tirana. Kjo shkelje e hapur e ligjit dhe natyrisht që një ditë do të ketë përgjegjës. Drejtuesit angazhojnë mjekë nga jashtë të cilët nuk kanë asnjë dijeni për dosjet dhe kështu gjithcka është jashtë kontrollit. Por edhe një tjetër skandal i është shtuar zonjës Tahiri dhe shefave të saj. Në gjykatën e Krujës punonjësi që përfaqëson këtë institucion është i dërguar nga Durrësi dhe është njeriu që e ka përzgjedhur vetë drejtoresha. Përfaqësimi në gjykatë nuk bëhet nga juristët, madje as edhe nga përgjegjësi i agjencisë, po nga një njeri që Tahiri e ka të besuarin e saj duke shkelur hapur ligjin.

Previous articleTurp! Paguan nga 400 mijë lekë të vjetra për t’u shpallur gratë më të sukseshme të Durrësit
Next articleDorëhiqet kandidatja e Igli Carës për kreun e Forumit Rinor të PD-së në Durrës