Nga Ardit Faja
Duke sistemuar nje nga shume dosjet qe babi na ka lene ne doreshkrim, per ti pergatitur per botim, hasem dhe ne keto foto ku duken pencionistet e Shijakut qe po ndihmojne ne hapjen e themeleve e ndertimin e apartamenteve. Te shkretet pencioniste ! Ata jane duke hapur me kazma, lopata themelet dhe tezga me tulla. Ne njeren prej tyre ato kane bere dhe nje foto kolektive ku ashtu te lodhur e rraskapitur me krahet e varur kane bere sebashku nje foto. Kishin punuar gjithe jeten dhe perseri po punonin. Jo se e kishin per detyre, ndoshta dhe i mblidhnin nepermjet frontit te lagjes apo ku ta dijme, mbase dhe frika ndaj sistemit, por vec ama ata kane kontribuar duke ndihmuar ne ndertimin e ketyre apartamenteve. Tek keto foto une dalloj se ato tregojne qe e kane dashur kete qytet, mbase dhe me shume se ne sot ! Sido qe te jete, ata mbeten ne keto foto, ne celuloid, si shenje se ky qytet ka histori jo vetem per rrethana historike, por edhe njerezore . Besoj se dikush do gjeje ne keto foto baben, apo gjyshin, natyrisht qe ato kane nderruar jete, por ne do i kujtojme gjithmone me shume respekt, mall e dashuri ! Me mirenjohje te thelle per to !