Home Aktualitet Peleshi i prerë për zjarret: Vitin tjetër mos më kërkoni llogari pse...

Peleshi i prerë për zjarret: Vitin tjetër mos më kërkoni llogari pse nuk bleva avionë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se nuk është e leverdisshme që Shqipëria të investojë në blerje avionësh “Canadair” për shuarjen e flakëve.

I pranishëm në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Peleshi tha se nëse arrihet një marrëveshje me një shtet fqinj, sic është Kroacia, për mirëmbajtjen e avionëve që fikin zjarret, do të blihet dhe një flotë avionësh më të lirë e më të vegjël. Sipas Peleshit bëhet fjalë për avionë që mund të kushtojnë 3 milionë euro secili. Në fund ministri tha prerë se gjithsesi nuk dihet nëse kjo gjë do të arrihet, kështu që vitin tjetër nuk duhet t’i kërkojnë llogari për flotën.

“Sa i përket blerjes së avionit ne nuk kemi leverdi që ne të investojmë një vend kaq i vogël në blerje avionësh “Canadair” por brenda këtij financimi apo buxhetit nëse gjejmë një vend partner në NATO me të cilin bëjnë bashkëpunim shtet me shtet për mirëmbajtjen edhe të avionëve pse jo, jo Canadair aq të mëdhenj por janë disa opsione që po shikojmë e me ministrin kroat po bëj një bisedë për të ndërtuar kapacitet të përbashkëta me shumë gjasa në Kroaci se sa në Shqipëri e të na shërbejnë të dy pa pasur nevojë për tendera e prokurime shtet me shtet, me më shumë eficencë. Në atë rast mund të investonim brenda këtij buxheti dhe për një flotë avionësh më të vegjël, një tip shumë më i lirë kushtojnë rreth 3 milionë euro dhe nëse zgjidhim mirëmbajtjen mund të fillojmë e këtë flotë avionësh. Por mos e merrni si për të mirëqenë e mos më kërkoni llogari vitin tjetër ku i ke pse s’i more se meqë u zgjerua muhabeti kemi tre orë që flasim thashë tua them edhe këtë,”- tha Peleshi.