Pedagogia Malvina Tafçiu tha se bën dy turne pune të papaguara, referuar punëve të shtëpisë dhe kujdesit për familjen.
Ajo tha se pavarësisht benifiteve financiare gratë bëjnë pjesën më të madhe të punëve në shtëpi.
Ajo u ndal tek kujdesi për fëmijët, gatimi dhe pastrimi i shtëpisë.
“Një grua është e papunë në sensin e benifiteve financiare, por ajo bën punën më të madhe në vatrën familjare, sepse mbi të gjitha iu ofron dashuri.
Procesi i edukimit aty starton. Gratë bëjnë dy turne punë të papaguar. Në një turn do merresh me fëmijët, pastaj do vazhdosh me larjen, me gatimin, me pastrimin. Pasi kthehet fëmija nga shkolla duhet të merresh me detyrat”- u shpreh ajo.