Home Maqedonia PDSH: ‘BDI në shërbim të Gruevskit’

PDSH: ‘BDI në shërbim të Gruevskit’

largea_pdsh-cair1359016171Dega e PDSH-së në Çair ka akuzuar BDI-në se pas 10 vjetësh në skenën politike, tani ka kuptuar se e ka harruar të përdorë gjuhën shqipe nëpër të gjitha institucionet. Përfaqësuesi i PDSH-së Muhamet Thaçi tha se BDI-ja bashkë me Izet Mexhtin dëshmuan se janë vetëm në shërbim të Gruevskit dhe VMRO-së, si dhe familjarëve të tyre. Sipas Thaçit, Izet Mexhiti dje gjatë promovimit të Muzeut të Çarshisë së vjetër në Shkup arsyetoi autoritetet e qytetit të Shkupit se kishin harruar që tabelën në hyrje të muzeut përveç gjuhës maqedonase ta bënin edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë, Muhamet Thaci, duke faktuar me fotografi, denoncoi mos përdorimin e shqipes edhe në disa institucione, parkingje apo mbishkrime të tjera, që vazhdojnë të jenë vetëm në maqedonisht.

“Izet Mexhiti dje e na e zbuloi të vërtetën e çështjes së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Problemi për mos respektimin e gjuhës shqipe na paska qenë harresa e BDI-së. BDI dhe Izet Mexhiti pas 10 vjetëve në skenën politike na thonë se shqipen dhe shqiptarët i kanë harruar, kanë harruar flamurin kombëtar, kanë harruar gjakun e derdhur të shqiptarëve, kanë harruar lotët, djersën, mundin dhe kanë harruar sakrificën e shqiptarëve. Ata, BDI gjithçka po harrojnë përveç shërbimit ndaj Gruevskit dhe VMRO-së, ndaj kolltukëve të tyre dhe familjarëve të tyre’, tha Muhamet Thaci, PDSH

Previous articleSerbët sërish bllokojnë pikën kufitare në Bërnjak
Next articleKupa e Mbretit, Barça në gjysmëfinale përballë Realit