Home Kosova PDK shpall komuna të reja para zgjedhjeve

PDK shpall komuna të reja para zgjedhjeve

largea_hogoshti1380003443Pavarësisht që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është tërhequr vetë nga kërkesa e Qeverisë që e drejton për themelimin e komunave të reja në këtë periudhë kohore derisa të ndryshojnë ligjet përkatëse për këtë çështje, zyrtarë të lartë të PDK-së po u premtojnë banorëve të fshatit Hogosht të Kamenicës se vendi i tyre shumë shpejt do të bëhet komunë.
Madje, për këtë çështje është planifikuar të bëhet një tubim i madh të martën në qendër të fshatit Hogosht.
Në njoftimin përmes të cilit janë ftuar të gjithë hogoshtasit për pjesëmarrje, shkruan se të martën do të shpallet Komuna e Hogoshtit nga zv/ministri i Pushtetit Lokal, Basri Musmurati me bashkëpunëtorë.