Home Slideri PD-së i ikën dhe shumica në këshillin bashkiak Durrës. Tani nuk kanë...

PD-së i ikën dhe shumica në këshillin bashkiak Durrës. Tani nuk kanë çfarë ta pengojnë më

keshilli bashkiak

Buxheti i Bashkisë së Durrësit ka mbetur pezull dhe nuk është miratuar ende edhe pse tashmë është muaji prill. Kjo vonesë në miratimin e buxhetit është e njëjtë edhe me vitet e shkuara në kuadër të praktikave bllokuese të këshiltarëve të PD në këshillin bashkiak të Durrësit të cilët gjithmonë zvarritin miratimin e buxhetit vetëm e vetëm për të penguar punën e kryebashkiakut Dako. Strategjia e këshilltarëve të djathtë nën udhëheqjen e Telitit dhe Ndreut është ajo që buxheti të miratohet sa më vonë në mënyrë që vitin pasardhës këta tipa që nuk pyesin për qytetarët të akuzojnë kryebashkiakun se nuk ka realizuar investimet natyrisht duke harruar se e kanë miratuar buxhetin me vonesë 5 apo 6 mujore. Edhe këtë vit situata është e njëjtë përsa i përket vonesave por këtë vit është shtuar një komponent tjetër. Këshilltarët e djathtë nuk mblidhen për të miratuar paketën fiskale që i paraprin miratimit të buxhetit, pasi PD-istët në këshillin bashkiak kanë frikën e një dështimi spektakolar sepse tashmë e kanë humbur mazhorancën në këtë këshill. Në këshillin bashkiak të Durrësit të përbërë prej 45 këshilltarësh 24 këshilltarë janë nga mazhoranca dhe 21 nga opozita por që në momentin e bashkimit të LSI-së me koalicionin opozitar balanca në këshillin bashkiak ka ndërruar. Tashmë ajo që përflitet rëndom madje është thuajse e zyrtarizuar është kalimi i katër këshilltarëve të LSI-së në krahun e opozitës gjë që sjell ndryshimin e mazhorancës në këshillin bashkiak të Durrësit ku PS dhe aleatët kanë tashmë 25 këshilltarë ndërkohë që PD dhe aleatët kanë mbetur me 20 këshilltarë por edhe këtu priten të tjera rrjedhje gjë që mund ta katandisë PD në këshillin bashkiak edhe me 16 apo 17 këshilltarë. Ky ndryshim i mazhorancës në këshillin bashkiak do ta bëjë këtë këshill të përgjegjshëm dhe do t’i hapë rrugë miratimit të vendimeve të bashkisë në favor të qytetarëve duke përfshirë këtu paketën fiskale, buxhetin, banesat sociale etj të cilat deri tani zvarriten nga të djathtët. Pikërisht kjo gjë ka alarmuar struktuart e PD në Durrës që tashmë nuk pranojnë të mblidhen duke mos dhënë më asnjë arsye sepse dihet që e kanë humbur mazhorancën. E fundit gjë që i ka mbetur në dorë Telitit e Ndreut është mospranimi i mbledhjes së këshillit bashkiak por edhe kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Ajo që është tashmë e sigurtë është fakti që mazhorancën në këshill bashkiak e ka koalicioni i majtë dhe për PD ky është sinjali i parë për disfatën e parashikuar në 23 qershor ku pushteti qëndror por edhe këshillat bashkiak do t’i kalojnë PS dhe aleatëve të saj.

Previous articleBE-ja nxjerr raportet për Kosovë-Serbi-Maqedoni
Next articleGazmend Oketa debate me Igli Carën në prezencë të OSBE-së