Home Slideri PD-së fillojnë t’i pikojnë aleatët, Sadik Berisha: Aleancat fiktive mbartin kosto politike

PD-së fillojnë t’i pikojnë aleatët, Sadik Berisha: Aleancat fiktive mbartin kosto politike

sadik berishaNënkryetari i Partisë Konservatore Shqiptare Sadik Berisha dy muaj para zgjedhjeve shprehet se është i zhgënjyer nga pjesmarrja në koalicionin me PD-në, ndërsa është shprehur se tashmë ka ardhur koha që meritat e tyre si parti e djathtë të mos i gëzojnë aletaët që në fakt janë shpeshëherë anonimë. Sadik Berisha ka akuzuar PD-në se ka shitur idealet e së djathtës dhe këtë e ka bërë edhe duke mohuar aleatët e vërtetë, po edhe duke u bërë pre e interesave të ngushta të pushtetit. Në një intervistë për gazetën “Bulevard” ai është shprehur se tashmë ka ardhur koha për të rishikuar koalicionet. Ai ka akuzuar Sali Berishën si njeri me dy standarte në këto vlersime për aletaët ndërsa është shprehur se ne do të jemi politikisht në gjendje të përcaktojmë ndërtimin e qeverisë së re.

Zoti Berisha, ju jeni një nga drejtuesit kryesorë të njërës prej partive aleate të PD-së. Kohët e fundit ka pasur një lloj ftohje ta themi lidhur me këtë mardhënie politike. Nga se ka ardhur e gjitha kjo?

Ajo që dua tu them është se në fakt ka kohë që ky lloj bashkëpunimi është cënuar dhe kjo jo për fajin tonë, po për faj të atyre që janë sjellë si harbutë politikë ndaj partisë sonë që mbi të gjitha është një parti e djathtë, por edhe parti vl;erash nisur nga njerëzit që janë pjesë e saj. Por unë do tu japë disa argumnete pse ka ndodhur e gjitha kjo. Po t’i referohemi koalicioneve të pushtetit vendor nga proçesi i zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2011 nga Partia Demokratike kanë qenë fiktive me ne si subjekte politike të vogla, por me një peshë të madhe në momentin e konsultimit dhe nuk jemi respektuar nga pesha e kontributit, por jemi nënvlerësuar si aleate, por janë respektuar tre parti të preferuara të PD-së duke i kualifikuar dhe falsifikuar si servile dhe fryrë artificialisht duke abuzuar gjatë proçesit zgjedhor, janë vënë re gjatë numërimit duke tjetërsuar votat tona në favorin e tyre.

Zoti Berisha ku e bazoni këtë që thoni?

Po ua them që në fillim, nga euforizmi dhe fodullëku dhe nga mosbërja e analizave dhe përgjegjësitë e humbjes me 343 vota e kandidatit të përbashkët në 2007 dhe pasoja u dha me shifra dhjetëfishe në zgjedhjet vendore 2011 me rezultat tronditës minus 3600 vota ndaj kandidatit rival, por edhe duke pasur pushtetin qendror. Sikur të marrim peshën e kontributit të dhënë PD në zgjedhjet 2011 nga ana ime si zëvendës kryetar i Partisë Konservatore dhe si kryetar i degës Durrës, në nivel qarku, janë dhënë katër mandate të anëtarëve të këshillit, në Bashkinë Durrës jam renditur forca e katërt politike nga e djathta, kam lënë pas 11 parti që kanë ministra, zv/ministra etj, ndërsa në nivel vendi kam investuar duke projektuar me dhënien e shansit politik në përzgjedhje dhe fituar mandatet e këshilltarëve në Bashkitë Kukës, Pukë, Mamurras dhe në disa komunam, ne si subjekt s’jemi respektuar, por jemi parë si kundërshtar politikë.

A nxjerrë ky deklarim i yti një arsyeje që në shumë bashki dhe komuna PD-ja ka humbur thellë?

Po kjo është e vërtetë. Arsyeja e humbjeve në bashkitë dhe komunat e Qarkut të Durrësit ka ardhur si funksion i mekanizmit të asimilimit të partive të djathta dhe me marrjen borxh në kompesim subjekte të majta, mos kjo ka ndikuar nga origjina e kaluar të kryetarit të PDSH-së, si detyrim politik ndaj tyre. Ky kryetar i Partisë Demokratike të Shqiprisë, pasi i largohet aleati i origjinës dhe humbet besimin si aleat, por përsëri i shprehet aleatëqve që i kanë mbetur, të bëjnë zgjidhjen e tyre si të duan. Kjo shprehje ka dy versione. Njëri version është që partitë aleate të vogla t’i përdori si satelit, po ti referohemi kodit zgjedhor shumë i pafavorshëm dhe diskriminues dhe me detyrim të tufizimit të partive të vogla, ndërsa versioni i dytë sipas nënkuptimit të shprehjes së tij tregon de facto humbjen e pushtetit të ardhshëm, nëse nuk vlerëson kontributet e aleatëve dhe kërkon ti zëvendësojë me një formulë për të mbledhur simpatizantët dhe militantët, por tani kanë mbetur vetëm militantë zyrtarë që janë në institucione.

Zoti Berisha ju keni mbajtur një qëndrim kritik shpeshëherë si këshilltar në këshillin bashkiak dhe kjo më shumë në aspektin e emergjencave ku dhe keni ushtruar funksionin tuaj?

Kjo që thoni ju mund të jetë e vërtetë, por ama ajo që unë mund t’ju them qëndron në faktin se unë nuk jam emëruar, po thjeshtë kam marrë votat e popullit dhe nuk mund ta zhgënjejë votën se ata që më njohin e dijnë mirë se sa kam sakrifikuar unë për ta ruajtur votën, për ta respektuar atë dhe për ta vënë në shërbim të qytetarëve. Natyrisht që unë jam qytetar i këtij vendi, aktualisht jam politikan, po mbi të gjitha jam njeri dhe ajo punë që kam bërë apo ai denoncim që ju thoni ka të bëjë me faktin se unë jam për ti shërbyer qyteraëve dhe horrave të pushtetit apo mercenarëve të tij. Kurrë unë dhe ne si parti nuk mund të përdoremi si mercenarë. Kam denoncuar përmbytjet që janë bërë dhe moskokcarjen e atyre që e kishin në dorë për tu ardhur në ndihmë atyre. Kam denoncuar dhe do të bajë ë edhe në vazhdim gjithcka të keqe që lidhet me qytetarin dhe e gjitha kjo mbi bazë të parimëve të mija demokratike që nuk mi fali kush, nuk mi dhuroi kush, po luftova për ti fituar dhe tashmë i kam bërë pjesë të vetes.

Ju jeni një nga njerëzit që deri para vitesh personifikoheshit me PD-në. Cfarë ndodhi realisht që ju ikët nga kjo parti kur dhe vetë e pranoni që keni shumë kontribute aty?

Ju them me bindje të plotë se përsa kohë që kam qenë pjesë e kasaj partie për të cilën kam qenë shpesh duke dhënë dhe jetën, kam punuar dhe jam munduar që ideali dhe parimet të ishin porimare. Po sa më shumë kalonin vitet aq më shumë kuptoja se ne nuk kishim lider idealesh apo lider parimesh po ne kishim, lider që kërkonte të ndërtonte pushtet mbi interesat e qytetarëve të vendit. Kurrë nuk kam për ta pranuar këtë. Jam mundur të jemë pjesë e garave për të shpalosur bindjet e mija po edhe në këtë drejtim kam marrë përgjijgen se duhet të heshtja dhe duhet të mbyllja gojën për tu bërë pjesë e asaj fasade që quhej demkratike. Këto janë arsyet që unë jam larguar nga PD dhe nuk ka të bëjë me asgjë personale, tashmë këto janë arsyet që partia ku unë jam drejtues do të jenë shtysë për të parë se sa eficent do të jetë koalicioni dhe me cfarë koalicioni do të bëjmë marrveshje.

Tashmë zgjedhjet nuk janë larg. Ju keni treguar se rezervat tuaja lidhur me funksionimin e koalicionit. Po në të vërtetë cili do të jetë pozicioni juaj lidhur me koalicionin që do të formohet për zgjedhjet e 23 qershorit? Ku do ta gjeni veten ju?

Përsa i përket zgjedhjeve të 23 qershorit nëse do të jetë klima për zhvillimine zgjedhjeve, treguesi në komunikim, në terren, nëse nuk korigjohet gabimi në zgjedhjet e shkuara në Qarkun e Durrësit, rezultati nga elektorati do të marë PD katër deputetë, çfarëdo formule të përdorë dhe në shkallë vendi do të marë 17.5 % e votuesve. Unë i kam sugjeruar dhe në zgjedhjet e kaluara, por s’janë marë në konsideratë si aleate po kanë pasur kosto. Ne si forcë politike e djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit do të bëjmë koalicion me partitë që të mos na keqpërdorin kontributin politik dhe të mos shikohemi si satelitë, por si aleat i sinqertë që jep rezultat dhe për të mos i shërbyer plagëve që kanë mbërthyer partitë politike, por për t’i shërbyer popullit që të ndryshojmë imazhin e mosmonopolizimit të pushteteve. Ne do të jemi politikisht në gjendje të përcaktojmë ndërtimin e qeverisë së re.

Previous articleXhaxhi militanti tregon për revoltën e Shën Pjetrit: Të mos quhet më ngjala po Ayala
Next articleSubjektet politike, qarku, prefektura dhe deputetët e Durrësit kundër kujtimit të 7 prillit