Home Politike PD s’çon ende komisionerët në disa qendra, PS kërkon nga Celibashi listën...

PD s’çon ende komisionerët në disa qendra, PS kërkon nga Celibashi listën e anëtarëve zëvendësues

Partia Demokratike ende nuk ka dërguar listën me komisionerët e saj në KQZ. Ndaj, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji i kërkon Ilirjan Celibashit listën e anëtarëve Kryesisht. Përmes një letre, ai kërkon që të plotësohen vakancat.

PS kërkon një kopje të vendimit të Komisionerit së bashku me listën e personave që mund të emërohen kryesisht për të plotësuar vendet vakante për anëtar dhe sekretar të KQV-së.

“Së fundmi, jemi vënë në dijeni se në disa Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” ende nuk ka dërguar propozimet dhe dokumentet për anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, në tejkalim te afateve të përcaktuara në nenin 36 pika 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi :

I. Të na vini në dispozicion një kopje të vendimit të Komisionerit së bashku me listën e personave që mund të emërohen kryesisht për të plotësuar vendet vakante për anëtar dhe sekretar të KQV-së, sipas përcaktimeve të nenit 36 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar dhe nenit 11 të udhëzimit nr. 2, datë 5.12.2020, të Komisionit Rregullator, “Në caktimin e procedurave të përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht për plotësimin e vakancave në Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor dhe Komisionet e Qendrave të Votimit”, i ndryshuar”, thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.

PD s'çon ende komisionerët në disa qendra, PS kërkon

Previous articleSpahia: Plan investimesh për çdo lagje të qytetit
Next article2 shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë shumë ndryshime nga Hëna e Plotë e majit!