Partia Demokratike ka prezantuar raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca për të fituar, zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkitë e qarkut të Lezhës. Anëtari i Kryesisë, Gent Strazimiri, në një panel me drejtues të PD-së që punuan në këtë qark gjatë fushatës zgjedhore, theksoi se zgjedhjet në Lezhë nuk arritën që të përmbushnin as kriteret minimale të Kartës së Kopenhagenit
“Zgjedhjet e 14 majit nuk ishin zgjedhje, sepse nuk arritën të përmbushin as kriteret minimale të Kartës së Kopenhagenit. Prandaj quhen kritere minimale; nuk pretendohet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kur zgjedhësi të paktën të ketë një mundësi për të zgjedhur. Për fat të keq, në zgjedhjet e 14 majit (kjo ka qënë e pamundur në Shqipëri), edhe në qarkun e Lezhës, ashtu si në të gjithë territorin e vendit, është e njëjta situatë,” tha ai.
“Sot dua të japim një panoramë të qartë të asaj që realisht ka ndodhur në zgjedhjet vendore (nëse mund t’i quajmë zgjedhje) të 14 majit 2023 në Lezhë. Patjetër që demokratët dhe socialistët e dinë mjaft mirë atë që përjetuan më 14 maj, por për sa kohë që vendi fatkeqësisht drejtohet nga kreu i organizatës kriminale të “rilindjes”, në këtë vend nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për sa kohë që në Lezhë drejtues politik caktoi ministrin e Drejtësisë “Pa Drejtësi”, Ulsi Manjën dhe nga ana tjetër rikandidoi të emëruarin e votimeve të 2019-ës, pra, aktorët e Dosjes 184, në këtë vend nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha Metaliaj.