Home Politike PD publikon dokumentin dhe denoncon: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës,...

PD publikon dokumentin dhe denoncon: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues një emër i njohur

Partia Demokratike ka denoncuar vendimin e qeverisë, e cila ka miratuar ndërtimin e landfillit të Vlorës, ndërsa sipas PD-së, përfituesi është emër i përfolur.

Sipas tyre, edhe kësaj here, ashtu si në Elbasan, Fier apo Tiranë përfutues do të jetë biznesmenti Klodian Zoto.

STATUSI I PLOTE

Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje

I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.

Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabve, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.

PD del me denoncimin e fortë dhe publikon dokumentin: Kryeministri miraton
PD del me denoncimin e fortë dhe publikon dokumentin: Kryeministri miraton
Previous articleVdekja e dy mjekëve të infektuar nga Covid-19, reagon Tritan Shehu
Next articleBiberaj paralajmëron: Në 2021-shin nuk do të përzgjedhim…