Home Slideri PD nis pazaret, Emigrantët marrin biletë falas në këmbim të votës

PD nis pazaret, Emigrantët marrin biletë falas në këmbim të votës

pd-durres Nga Xhevo Gradica / Prej disa ditësh PD ka nisur të afrojë për shumë emigrant bielta udhëtimi falas në këmbim të votës. Janë të shumtë personat e telefonuar nga persona ende të padeklarua të cilët kanë në dorë listat të shumë emigrantëve me të cilët kanë filluar edhe të bëjnë “marrëveshjen” e paligjshme. Lajmi fillimisht është marrë me rezerva, ndërkohë që tashmë gjërat janë qartësuar thuasje plotësisht. Burimet qytetarësh të cilët kanë përftuar dhe shtënë në dorë një të tillë bileta kanë pranuar se oferta u është bërë nga komisionerë të PD në Tiranë e Durrës, por që dyshohet se jo vetëm nga këto dy qendra të mëdha urbane në vend. Kontaktet e para janë vendosur përmes rrjetit social. Komisionerët kanë pasur kohë të seleksionojnë klientët e tyre me të cilët janë marrë tek e tek për t’i bindur ata të vinë për zgjedhjet e 23 qershorit. Emigrantëve u është pohuar se do u sigurohet biletë vajtje-ardhje me një kohë qëndrimi dy-tre ditësh në Shqipëri apo ehe më shumë, nëse emigrant ka interes të qëndrojë. Nga pohimet paraprake mësohet se oferta u janë bërë shtetasve shqiptar me leje qëndrimi në Itali, Greqi, Gjermani e Angli. Kontaktuesit kanë kanë këmbëngulur që emigranti të vendosë para se të përfitojë falas biletën për të ardhur në Shqipëri dhe për t’u kthyer më pas në vendin e tij të rezidencës së përkoshhme. Persona që kanë përfituar deri më tani biletë kanë bërë të ditur se kanë pranuar të përfitojnë biletë falas dhe si shërblim për shërbimin që u është afruar kanë vendosur të votojnë PD-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Komisionerët e PD kanë niosur kontaktet që tani për arsyen se prenotimet që tani të fluturimeve janë më pak të kushtueshme krahasuar me prenotimet për 23 qershor disa ditë para datës së zgjedhjeve. Megjithatë edhe tani biletat nuk janë pak të kushtueshme. Për të ardhur nga Italia dhe për t’u kthyer sërisht atje bileta më së paku kushton 150 euro për një person, bileta nga Anglia është 250 euro dhe po aq nga Gjermania gjithnjë duke mbajur parasysh se bëhet fjalë për flutirime në kohën e rritjes së kërkesave. Ka nga ata emigrant që kanë përfituar edhe tre apo katër bileta dhe të gjithë do të votojnë për PD, së paku në bazë të pohimeve nga të afërm të tyre. Personat që kanë bërë ndërmjetësinë nuk janë identifikuar me emrat e përveçëm. Ata kanë sqaruar emigratët se kontratën e mësipërme për biletë fluturimi në këmbim të votës për PD e kanë rekorduar edhe me kompanitë e fluturimeve. Pohime qytetare, por jo të konfirmuara, thonë se në këtë lloj marrëveshje të paligjshme është përfshirë Lulëzim Basha, kreu bashkisë së Tiranës. Basha është akuzuar kohë më parë si personi që ka aksione në kompani fluturimi dhe të tilla akuza kanë rinisur të dëgjohen edhe tani. Shumë emigrantëve u është thënë se biletat po i afrojnë falas kompani private, biznesmen të shumtë shqiptarë brenda dhe jashtë shteti. Madje thuhet se ka kompani që ka marrë përsipër të paguajë 100-150 bileta. Flitet se objekt i marrëveshjes janë bërë përgjithësisht emigrant të cilët votojnë në Tiranë dhe në Durrës. PD në Durrës pritet të ketë rrjedhje të pallogaritshme duke rrezikuar të humbasë dy deputetë. Në zgjedhjet e fundit PD ka marrë 7 mandate, ndërsa tani ka vënë në rrezik deputetin e pestë duke ia lënë një mandat deputeti më shumë PS dhe një tjetër FRD-së. Sinjalet për një humbje të thellë ka shtyrë PD në qendër të gjejë forma të reja për të marrë vota. Dy muaj para zgjedhjeve Durrësi nga 7 PD-5 PS-1 LSI në zgjedhjet e vitit 2009, pritet të ketë një tjetër konfigurim për 13 mandatëet dhe konkretisht 7 PS-5 PD-1 FRD duke e lënë LSI e Ilir Metës pa mandat.

 

Previous articleBazilika Arapaj në mëshirë të fatit
Next articleXhaxhi militanti tregon për çmimet e biletave të emigrantëve që duan të votojnë