Home Aktualitet PD në Durrës nis gjuetinë e mbështetësve të Ilir Metës. Kërcënohen bluzat...

PD në Durrës nis gjuetinë e mbështetësve të Ilir Metës. Kërcënohen bluzat e bardha, drejtorë, mësues dhe të punësuar

pd-durresNga Xhevo Gradica / Strukturat lokale të PD në Durrës kanë nisur të godasin një nga një të gjithë personat e punësuar gjatë kohës së marrëveshjes me LSI. Vetëm dy ditë pasi Meta ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit dhe ortakërisë së qeverisjes me PD, kjo e fundit ka nisur kanosjet për të larguar çdo persona të puënsuar të propozuar nga LSI. Gjuetia ka vënë fillimisht në shenjestër drejtorë të institucioneve, përgjegjës dhe më pas edhe çdokënd që është listuar si i punësuar nga LSI. Marrëveshja PD-LSI ka ndëshkuar shumë të punësuar dhe drejtues të cilët janë zëvendësuar pa asnjë lloj motivimi duke vendosur në vendin e tyre emra të deklaruar si të Metës por që realisht janë detyruar edhe të paguajnë vendin e punës. Të parët që kanë nisur të godasin fshehurazi këtë kategori janë drejtori i arsimit në Durrës dhe ai i portit. Listat e tyre janë përpiluar pa asnjë lloj konsulte paraprake me personat e vënë në shenjestër. Filip Gjonçi e Eduart Ndreu prej katër-pesë ditësh janë mbyllur në zyrat e tyre dhe kanë ndërprerë çdo lloj aktiviteti duke u marrë me listat që kanë mbërrirë nga PD. Kaosi dhe pasiguria është ndier edhe tek spitali, ujësjellësi, dogana, elektriku, qarku, prefektura, policia dhe ndërmarrje e shoqëri që kanë varësi në institucionet qendrore në Tiranë. Megjithatë më i zellshëm është treguar Gjonçi i cili ka marrë përsipër të “bind” antarët e LSI se duhet të lënë punën e karriget. Por kjo duket se e ka ndërlikuar edhe më tej nismën e Filip Gjonçit pasi mësohet se ndër personat e thërritur për t’u zëvendësuar ka shumë prej tyre që kanë pranuar të lënë vendet nëse Gjonçi dhe grupi tij u kthen ato që u ka marrë. Burime shumë të sigurta thonë se Drejtoria arsimore në Durrës ka bërë gati listën dhe se në krye të saj qëndron emri i përgjegjësit të burimeve njerëzore Avni Çuni i cilësuar edhe nga LSI si një emër i pagjetur për të përmbushur detyrimet për shkak të paaftësisë profesionale. Në fund të javës së kaluar mësohet se Gjonçi ka thërritur edhe drejtoreshën e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”. Drejtoresha është bashkëshorte e prefektit të Durrësit Genci Alizoti i emëruar në këtë post si personi më i besuar i Lefter Kokës. Vet prefekti që nga dita e premte e javës së parë të prillit ka shuar të githë telefonët duke mos dhënë asnjë shpjegim se për çfarë arsye ia ka dorëzuar detyrën vartësit të tij dhe është larguar nga zyra. Bashkëshortja e Alizotit mësohet se nuk ka pranuar t’i bindet Gjonçit, ndërsa lista vijon më pas me shumë emra. LSI në Durrës ka mundur të marrë më shumë se 25 përqind të vendeve të drejtimit në institucionet lokale shtetërore dhe shoqëritë me varësi edhe në Tiranë dhe e gjithë kjo ka ndodhur në dëm të elektoratit që ka mbështeturt PD-në. Veprimet e fundit të PD në Durrës janë më shumë si veprim për të përfituar nga një mashtrim i mundshëm duke qenë mëse e bindur se strukturat e saj lokale janë shkërmoqur pikërisht nga veprimet e pastudiuara dhe klanore të Sokol Olldashit, Igli Carës, Eduart Ndreut, Eduart Halimit të cilët kanë urdhëruar më pas të tjetër të veprojnë pa marrë parasysh asgjë. Shumë drejtorë të shkollave të emëruar nga ndërhyrja dhe këmbëngulja e LSI kanë fikur telefonët, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë të tjerë të lidhur me të njëjtin fat si dhe të parët. Ndonëse PD po tenton të fitojë kohë për të bërë të mundur marrjen e një vote, zhvillimet në Durrës nuk janë pozitive. Klani që ka bërë lëvizjet e pamotivuarsa dhe ndëshkimet e njerëzve është vënë në mes dy zjarreve. Nga njëra anë Cara dhe personat rreth tij që kanë marrë urdhër të largojnë nga puna mbështetësit e Metës, nga ana tjetër vet të listuarit që kanë kërcënuar se do të ballafaqohen në organet e drejtësisë ku edhe do të paraqesin fakte të cilat do të nxjerrin në dritë se si ka funksionuar korrupsioni në Durrës. Listë të tillë kanë bërë edhe institucionet e tjera, por që realisht e kanë shumë të vështirë të veprojnë për arsye se i tremben përballjes me drejtësinë. Që nga koha kur LSI la mandatet qeverisëse në Durrës të gjitha institucionet janë përfshirë nga ethet. Drejtorët e institucioneve kanë “braktisur” punën duke kërkuar tani të gjejnë ku të munden njerëz në PD që t’u garantojnë qëndrimin në vendet e punës. Kanosjet e shumë prej tyre se do të dërgojnë në gjyq drejtuesit e institucioneve nëse i largojnë nga puna, pritet të vërtetohet këto ditë. Tashmë në Durrës nuk është më tabu të flitet gjithandej se për një vend pune, për një karrige drejtimi apo edhe edukatore, sanitare, kuzhiniere, sekretare paguhen shuma të mëdha, ashtu si dhe për t’i zënë vendin dikuj.

Previous articleJa skandali i investimeve të qeverisë në arsimin shkollor dhe parashkollor
Next articleChristina Aguilera,shfaqet sërisht nëpër koncerte