Home Slideri PD kërkon urgjentisht listat e të punësuarve në institucione publike

PD kërkon urgjentisht listat e të punësuarve në institucione publike

pdNga Xhevo Gradica / PD ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e institucioneve publike listat e të punësuarve gjatë kohës që ata kanë qeverisur vendin. Edhe pse një veprim i tillë është bërë edhe në fundit e vitit të shkuar, listat do të përpilohen nga e para. Kjo forcë politike e ka vënë theksin kryesisht në sektorin e arsimit, shëndetësisë, portit dhe policisë por pa lënë edhe sektorë të tjerë jashtë vëmendjes. Lista pritet të kalojë në sitën e një grupi në degën e Durrësit të cilët do të analizojnë dhe ndajnë përgjegjësitë e punës. Drejtoria arsimore në Durrës ka qenë ndër të parat që i është kthyer edhe një herë mbledhjes së formularëve për të identifikuar se cilët janë përfshirë në sistemin e arsimit gjatë mandatit qeverisës të Partisë Demokratike. Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit që kryhet e njëjta procedurë me fare pak ndryshime. Në muajin dhjetor drejtoria arsimore kërkoi që përmes drejtorëve të shkollave të merrte të dhëna për ata mësues që janë emëruar në arsim përkohësisht apo në mënyrë të përhershme pas shtatorit 2005, kohë që përkon me ardhjen në pushtet të përfaqësuesve të PD. Në këtë fushatë krerët lokal të arsimit veç drejtorëve kanë vënë në punë edhe kryetarët e sindikatave në shkolla të cilët thuajse janë më shumë të besuar se vet drejtorët për drejtorinë arsimore. Krerët e arsimit kanë bërë të qartë se formulari duhet ndjekur me përgjegjësi, ndërsa nuk është thënë se për ç’arsye kërkohen të dhënat. Formularët u kërkuan me nxitim pasi PD priste të bënte edhe bilancin e personave votues në zgjedhjet e qershorit 2013. Kërkesa është përcjellë me e-mail në shkolla dhe janë caktuar personat përkatës për të vepruar sa më parë. Ndërsa formularët janë dërguar në afatet e përcaktuara, të dhënat nuk kanë kënaqur strukturat politike. Deri më tani nuk janë bërë publike se cilat janë arsyet që kanë detyruar strukturat e arsimit t’i rikthehen kësaj çështje dhe as arsyet pse kanë mbetur të pakënaqur nga të dhënat e para. Vetëm disa ditë më parë me anë të një e-mail të ri është kërkuar thuajse e njëjta gjë por këtë herë me pak ndryshime. Konkretisht janë shtuar shkëputjet nëse ka të tilla dhe ritheksohet se formulari kërkon vetëm punësimin në DAR Durrës. Përgjithësisht mësuesit nuk e kanë marrë me shumë seriozitet këtë kërkesë duke u shprehur se është thjeshtë për të mësuar se cilët janë emëruar në punë gjatë kohës së PD. Klanet brenda PD në Durrës kanë manifestuar përçarje duke akuzuar njëri-tjetrin lidhur me lënien e mandatit qeverisës. Fjala është për punësimet e bëra në sektorët publik si në arsim, shëndetësi, tatime e taksa, ujësjellës, doganë, port, polici, SHISH por më të përqendruar në disa prej tyre. Të dhënat nuk pritet të nxjerrin detaje me saktësi. Çdo i punësuar në arsim dhe në shumë sektorë të tjerë shtetëror ka mundur të fitojë vendin e punës vetëm në saj të ndërhyrjes politike duke mos konkuruar fare me dokumente. Këtë gjë e di edhe vet PD e cila ka emëruar drejtorin e arsimit, portit, shëndetësisë, policisë, tatimeve, doganës… Drejoria arsimore ka në strukturat e saj jo vetëm arkivin por edhe departamentin e burimeve njerëzore. Ky department ka si qëllim mes të tjerash të mbajë me korrektesë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me lëvizjet e punonjësve mësimor dhe jomësimor në këtë sektor. Por departamenti në fjalë nuk vepron që nga koha kur insitucioni drejtohej nga Vaso Papai i përfshirë në konflikt të hapur me vartësin e tij Bujar Sefa i emëruar nga PD si shef kuadri po në arsim. Papai arriti ta largojë Sefën ndërsa në vendin e këtij të fundit erdhi Koka e pas tij Avni Çuni. Përgjegjësi departamentit të burimeve njerëzore Çuni ashtu si dhe drejtori tij Gjonçi nuk ka punuar në arsim për shumë vite. Ka qenë marrëveshja politike që e ka sjellë atë në atë vend por që i ka kushtuar jo pak sektorit të arsimit pasi Çuni jo vetëm që nuk ka kredibilitetin për të përmbushur detyrimet, por edhe nuk kalon dot të dhënat në kompjuter dhe as të operojë në kompjuter. Nga ana tjetër Gjonçi nuk është se ka shumë besim tek Çuni për arsye që kanë të bëjnë me konfliktet politike të personave që ata përfaqësojnë. Sipas disa të dhënavëe paraprake edhe formularët e fundit nuk pritet të japin ndonjë detaj të saktë. Sektori shtetëror është përfshirë në korrupsion dhue punësimet janë bërë thuasje të gjitha në saj të shumave nën dorë që janë detyruar të paguajnë.

Previous articleTurp apo skandal. Drejtoresha e Sigurimeve gjobitet nga gjykata pasi fsheh orgjinalin e dokumentave që duhet të paraqesë
Next articleAthina në kaos, sektori i transportit publik në grevë 24 orëshe