Home Politike “PD është një dhe e vetme”, Meta për reformën territoriale: Ka fryrë...

“PD është një dhe e vetme”, Meta për reformën territoriale: Ka fryrë administratën, populli thotë ore ç’na bëtë, ja pse do bashkëpunoja me PS

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta është pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe bashkëpunimin e tij me Partinë Demokratike në kuadër të propozimeve ligjore për të.

I ngacmuar nga fjala fragmente në pyetjen e gazetarit, Meta theksoi se Partia Demokratike është një dhe e vetme, ashtu siç është edhe populli opozitar, pasi koha kur flinte gjumë selia blu ka përfunduar sipas tij.

Meta gjithashtu theksoi se për reformën territoriale është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Partinë Socialiste, pasi kjo është një reformë për njerëzit, për t’iu foruar atyre shërbimet që humbën me ndarjen e 2014.

FJALA E METËS:

Rrit fryrjen e administratës në kurriz të qytetarëve që paguajnë taksa.  Po e din qytetarët sa janë rritur shërbimet dhe ata thonë ç’na bëtë me këtë reformën territoriale se tani s’merret më njeri fare me ne, s’kujtohet njeri. Ata fryjnë administratën, vjedhin poshtë e lart, as ka konsultime me popullin për rruga dhe ujësjellës. Këta marrin taksa dhe i përdorin sipas qejfit.

Së pari njëherë nuk e di se ç’janë këto fragmente në PD. Mendoj se ka një PD dhe vetëm një dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë. Dhe do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD-në, që është vetëm një. Siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ora 19:00 ishte tregues i qartë i këtij zgjimi, i vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD. Kështu që do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale, edhe me PS sepse kjo është një reformë për njerëzit, s’ka si të jetë ndryshe. Se në këto shifrat 2/3 e shqiptarëve që jetojnë me 5.5 dollarë ka edhe hallexhinj edhe socialistë, se jo të gjithë kanë skafe miliona euro për të harxhuar 1 milionë e 2 milionë në resorte luksoze. Kështu që do të bashkëpunojmë me të gjithë për reformën territoriale. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë triumf i rivendosjes së llogaridhënies.