Home Politike PD apo Komisioni i Rithemelimit? Përgjigjet Celibashi: Kjo nuk është zgjedhja e...

PD apo Komisioni i Rithemelimit? Përgjigjet Celibashi: Kjo nuk është zgjedhja e KQZ

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka patur ditën e sotem një prenoncim për mediat lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të cilat do të mbahen më 6 mars.

Teksa ka treguar disa prej teknikaliteteve proceduriale, Celibashi  është shprehur gjithashtu se në këto zgjedhje mund të regjistrohen të gjitha partitë që plotësojnë kushtet sipas ligjit.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët lidhur me PD-në dhe Komisionin e Rithemelimit se kë do regjistrojë KQZ, Celibashi tha se kjo nuk është çështje e KQZ-së.

Ai thekson se kjo situatë është e përcaktuar mirë nga ligji.

“Partia Politike që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor, duhet të paraqesë disa dokumente,  dhe një vendim nga Gjykata e Tiranës për partinë politike, emrin, organet drejtuese, organet kompetente për marrëdhëniet me të tretët. Nuk është çështje e KQZ-së, por e përcaktuar mirë nga ligji. Në momentin kur do fillojë regjistrimi i partive politike, do të merrni dijeni për partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Qoftë në raport me KQZ-në.” – tha Celibashi.