Home Bota Patriarku rus Kirill nxit besimtarët të angazhohen për luftë: Nëse vdisni për...

Patriarku rus Kirill nxit besimtarët të angazhohen për luftë: Nëse vdisni për atdhe, do të jeni përjetësisht me Zotin

“Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Zotin në mbretërinë e tij, lavdinë dhe jetën e përjetshme.” Kështu Kirril, patriarku i Moskës dhe i gjithe ortodoksisë fton besimtarët që “të mos kenë frikë nga vdekja.” Kjo u raportua në një postim në Twitter nga media e pavarur bjelloruse Nexta.

Ndërkohë, vijnë kërcënime të reja nga ish-presidenti rus Medvedev, që nuk përjashtojnë përdorimin e armëve bërthamore, ndërsa lideri rus Putin kërcënon të gjithë ata që protestojnë kundër mobilizimit të pjesshëm.

Krahas kësaj, ka filluar edhe trajnimi i rezervistëve, që sipas mediave mund të jetë një milion dhe jo 300 mijë. Marrëdhëniet midis gjeneralëve rusë në terren do të ishin gjithashtu të tensionuara, aq sa Putin, sipas burimeve të CNN, po jep drejtpërdrejt urdhra për ofensivë.