Home Aktualitet “Paska qenë njeri i pabesë or burrë”/ Zbardhet debati mes mjekut dhe...

“Paska qenë njeri i pabesë or burrë”/ Zbardhet debati mes mjekut dhe teknikut të imazherisë në polici

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e mjekut dhe teknikut të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët u arrestuan një ditë më parë me akuzën e korrupsionit.

Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku dyshohet se kryenin skanera pa radhë kundrejt shpërblimit në Qendrën Spitalore Universitare.

Sipas gazetares, Anila Hoxha dosja po hetohej prej tre javësh nga prokurori nga Bledar Valikaj, i cili kërkon “arrest me burg” për dy të arrestuarit.

Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer.

Për aksidentin e bërë nuk kishte marrë mjekim të specializuar, pasi ishte në  moshë të re, por kohët e fundit kishte nisur të kishte shqetësime.

Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte.

Metaliu i ka thënë  të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha, sipas procedurave të spitalit.

Doktor Metaliu i ka thënë denoncuesit që për një skaner ata merrnin 12.500 ndërsa për të do të merrte 6.000-7000 lekë.

“Ne procesverbalin e transkiptimit te bisedes ambjentale te zhvilluar ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne daten 02.02.2023 ora 12.45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton : Astriti I thote Nazmiut a e di cfare ke bere ti? Nazmiu I thote kam pushkatu veten, te kam pushkatu dhe ty. Astriti I thote ne sikur tja bejme vetes eshte tjeter histori por me ja bere shokut…. Nazmiu I thote pse du une me ja bo vetes… erdhi ai …qe e pat abo para dy javesh dhe sa e bo tha e I thashe… paska qene njeri i pabese or burre. Astriti I thote kjo eshte shoqeria mor burre, kjo eshte me vra veten , me u var ne litar, nuk ke ci bo o Naz. Nazmiu I thote me thoshte hajde me mu, me vra veten. Astriti I thote as me fol nuk fol dot ma dhe Nazmiu I pergjigjet se mos kete ndonje djall kete , mos fol…erdh tek une dhe me tha hajde mere nje kafe, po lene i thashe une, po cfare plehre paska qene. Astriti I thote po lene ate pune kane ato sikur ne kemi punen tone dhe ata kane te veten, ai eshte ne rregull me veten, ai per ate pune ka dale, ske pse e shan faji eshte i joni”, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

Previous articleMesazhet +18 me fansen dhe ndarja nga e dashura, çfarë ndodhi me jetën e Luiz Ejllit para se të futej në BBV
Next articleShembja e mbikalimit në Shkodër, ministrja Bilali: U dëmtua nga një goditje, rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash’