Home Politike Pasi i “nxori bojën”, Edi Rama i hakmerret gazetarit të “Kathimerinit” dhe...

Pasi i “nxori bojën”, Edi Rama i hakmerret gazetarit të “Kathimerinit” dhe i kërkon llogari për shkrimet kundër tij, zbardhet korrespodenca

Një artikulli kritikues për çështjen Beleri të shkruar 4 ditë më parë në gazetën “Kathimerini”, i cili i “nxjerr bojën” kryeministrit Edi Rama, ka bërë që dje ky i fundit t’i përgjigjet në një mënyrë të veçantë gazetarit grek, Pavlos Papadoupolos. Rama i ka shkruar personalisht gazetarit të të përditshmes “Kathimerini” dhe i ka kërkuar që për shkrimin me fakte të fabrikuara dhe të shtrembëruara do të duhej të kishte marrë edhe argumentet e tija.“Shpresoj që ju të mos keni problem që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqendisur mua në publik pa u kujdesur hiç fare që të paktën të më pyesni edhe për anën time të kësaj historie në këtë proces. Pastaj të publikonit faktet e shtrembëruara apo të fabrikuara nga cilado anë. Do isha i lumtur që të flisja me ju nëse ju jeni gati të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë dhe të paanshëm”, shkroi ai. Në përgjigje gazetari grek fillimisht vlerëson Ramën si Kryeministër dhe shkruan se do të ishte shumë i lumtur që të flasë me të për çështjen “Beleri”, për të cilën ka shumë rezerva.“Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai, në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur. Ku është prova, ku janë provat, ku janë fotografitë e interceptimit të komunikimeve që lidhen me këtë të ashtuquajtur korruptim e më tej, pasi ai u lidh pas akuzave të fabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj”, i përgjigjet gazetari grek Pavlos Papadoupolos. Gazetari grek e shprehet dyshues nëse ishte duke folur me Kryeministrin shqiptar apo jo dhe Rama ia vërteton se ishte ai në këtë mënyrë. “Mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë apo kushdo. Dhe po unë jam një person i pazakontë në zyrë dhe thjesht dua të veproj drejtpërdrejtë dhe nuk më pëlqejnë burokracia dhe kanalet. Unë dua të përballem me njerëzit, kushdo qofshin ata, dhe të bëj të më të mirën tuaj”, zbuloi Rama.

Previous articleKoncesioni i sterilizimit, PD: Rama të mbajë përgjegjësi për vjedhjet dhe korrupsionin
Next articleZgjedhjet e 24 shtatorit, Partia Socialiste miraton kandidaturën e Albert Halilajt për kryetar bashkie në Kukës