Home Opinion Pasardhësi

Pasardhësi

Nga Mero Baze 

Kjo foto i përket fundit të viteve ‘70. Në shtëpinë e Enver Hoxhës është Sali Berisha. Është ftuar personalisht nga Enver Hoxha, me rekomandim të nuses së djalit të tij, Liliana Hoxha, me të cilën kishte miqësi personale pasi ndanin dhe pushimet bashkë në Pogradec.

Fotua është në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës. Në mur mund të dalloni një portret pikturë të Nexhmije Hoxhës dhe momentin kur Enver Hoxha ka hyrë në holl t’i përshëndesë.

Tani disa gjëra duhet t’i  sqarojmë përfundimisht dhe të mos i relativizojmë.

Së pari, ky njeri vazhdon gënjen publikisht dhe thotë se nuk e kam takuar kurrë Enver Hoxhën. Kjo foto është origjinale dhe unë personalisht jam gati të ballafaqohem me të në gjyq, por dhe me prova të tjera, për çdo përpjekje të tij për ta kundërshtuar. Po të dojë dhe në Gjykatën e Parisit, ku ai çon akuzat “për fyerje në internet”.

Së dyti, ky njeri që bën si antikomunst dhe mallkon ata nostalgjikë të parrezikshëm që publikojnë foto të Enver Hoxhës, ndërsa vetë, si një pasardhës i tij, fsheh një histori të errrët raportesh me familjen e diktatorit, duhet të flaket nga politika shqiptare si një vemje.

Tani e besoj Nexhmije Hoxhën që tha se kur takoi Enver Hoxhën, dy javë nuk lau dorën. Mund të ketë qenë dhe ky momenti.

Por më e rëndësishmja nga të gjitha, është se ky njeri është pasardhëis real i Enver Hoxhës në politikën shqiptare, pasi ju besua PD në dhjetor të vitit 1991, si parti pro-perëndimore dhe demokratike, dhe pas 30 vjetësh betejë për të mposhtuur shoqërinë shqiptare me stilin e tij enverist në politikë, tani po përdor 11 dhjetorin e 2021, për të krijuar një parti anti-perëndimore, siç do të kishte dashur ta krijonte Enver Hoxha.

Për 30 vite ai përdori çdo metodë të Enver Hoxhës brenda PD dhe jashtë saj, ku mundi, ndërsa tani po përpiqet të realizojë dhe ëndrrën anti-amerikane të Enver Hoxhës, për të rikthyer partinë që i tregonte SHBA-së se Shqipëria ishte shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut.

Pas 30 vitesh në pushtet, Enver Hoxha më 1975 ishte i angazhuar të luftonte grupet liberale në Shqipëri, në ushtri, kulturë dhe ekonomi. Sali Berisha po përpiqet të eleminojë agjentët e SHBA në parti.

Sot çdo anëtar i PD duhet të ndjehet i turpëruar nga ky fosil i Enver Hoxhës, nga ky pasus i enverizmit në Shqipëri dhe nga një prej figurave më pa personalitet, më të pafytyrë dhe më të errët të historisë së Shqipërisë. Mendoni që në vitin 2021, ky aksident i rëndë i historisë së Shqipërisë, do të fusë Shqipërinë në luftë me Perëndimin për hallet e tij.

PD duhet ta flakë Sali Berishën si një leckë pa vlerë, për të kuptuar vlerën e saj. Ndryshe do vdesë si një parti e përdhunuar nga një enverist. PD nuk ka pse pranon dikë që nuk e pranon Shqipëria.