Home Bota Pas Zelandës së Re, Viti 2023 troket dhe në Australi

Pas Zelandës së Re, Viti 2023 troket dhe në Australi

Australia ka mirëpritur Vitin 2023 me një spektakël fishekzjarresh në qiell. Pamjet e publikuara në media tregojnë se Sydney ka trokitur gotat në 00:00, kur në vendin tonë ora shënoi 14:00.

“Frymëzuar nga toka, deti dhe qielli, shfaqja nderoi kujdestarët e tokës në të cilën ne festojmë natën e Vitit të Ri të Sydney. Shfaqja u kurua nga Carmen Glynn-Braun dhe Dennis Golding nga Re-Right Collective me artisten Gadigal Nadeena Dixon,”- shkruhet në postimin ë berë në rrjetet sociale. 

Më herët, Zelanda e Re ishte vendi i parë që priti Vitin e Ri. Tashmë Azia dhe Lindja e Mesme janë vendet e radhës ku akrepat do të shënojnë 00:00. Më pas, radhën e ka dhe Evropa.

Previous articleNga protesta e dhunshme e Berishës te 6 dhjetori, vit i vështirë brenda PD-së! Në zgjedhje të ndarë, dy kapet ende larg bashkimit
Next articleAksident i trefishtë në lagjen Çole të Vlorës, shoferi i dehur merr përpara dy makinat e tjera