Home Politike Pas vendimit të KQZ për të pranuar firmën e Bashës si kryetar...

Pas vendimit të KQZ për të pranuar firmën e Bashës si kryetar i PD, Meta shkon në zyrën e Berishës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me ish kryeministrin, Sali Berisha në selinë blu.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë ditës së djeshme Partia e Lirisë publikoi edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, teksa konfirmoi se do të mbështesë kandidatët e Primareve për kryetarë bashkie.

Nga ana e tij ish kryeministri Berisha është në negociata me disa forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit, ku do të mundë të regjistrojë edhe kandidatët e tij për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiakë.

Previous articleDurrës/ Vijojnë kontrollet në të gjitha akset nga policia rrugore me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor
Next articleFundi i ciklit te Tottenhami, Conte-Mourinho, fate të kryqëzuara