Home Rajoni Pas takimit me Kurtin, diplomatët e SHBA-së dhe BE-së mbërrijnë në Beograd

Pas takimit me Kurtin, diplomatët e SHBA-së dhe BE-së mbërrijnë në Beograd

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë shkuar në Beograd. Ata kanë zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.Në takim me Vuçiçin po marrin pjesë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përveç tyre, në takim me presidentin serb janë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Previous articleFinlanda i jep goditjen e fortë Rusisë, ja lajmi i mirë që ka për Ukrainën
Next articleLekë, mijëra euro dhe bizhuteri, arrestohet “skifteri” në Tiranë, vodhi 4 shtëpi