Home Rajoni Pas takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë priten nga...

Pas takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë priten nga Lajçak

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel me të dërguarin e BE, Mirosllav Lajçak, ku në foksus do të jenë diskutimet për ta arritur një kompromis mes palëve s ai takon reciprocitetit të targave.

Ky takim i tyre zhvillohet dy ditë pasi në Bruksel u takuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, por që nuk arritën dot një marrëveshje.

Kurti nuk ka pranuar propozimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell për të pezulluar zbatimin e vendimit për të riregjistrimin e automjeteve me targa serbe.

Previous article“Mblidhni batanijet dhe rrobat e ngrohta”/ Temperatura nën zero,ukrainasit përgatiten për dimër të tmerrshëm me ndërprerje energjie
Next articleDollari në pikiatë, ja çfarë po ndodh me Euron! Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme