Home Kosova Pas Suharekës, edhe kjo komunë përkrah iniciativën për shfuqizimin e ligjit për...

Pas Suharekës, edhe kjo komunë përkrah iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka nisur një peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Këtë iniciativa e ka përkrahur edhe një komunë e cila poashtu udhëhiqet nga partia e kryeministrit Haradinaj. Bëhet fjalë për Rahovecin e udhëhequr nga Smajl Latifi.

Këtë peticion së shpejti do ta sjellim edhe në Rahovec, ku pres që ta nënshkruajmë të gjithë qytetarët së bashku.Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë!

Le të punojmë bashkë që në të ardhmen të mos kemi raste të vrasjeve, shkatërrimit të ekonomive e familjeve tona” thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi.