Home LifeStyle Pas lajmit se do largohet nga muzika në përfundim të koncertit të...

Pas lajmit se do largohet nga muzika në përfundim të koncertit të tij, Noizy sqaron të vërtetën

Noizy është një ndër reperat më të dashur dhe suksesshëm në mbarë botën. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Top Channel.

Reperi ka folur për koncertin e tij madhështor që do zhvillojë në Tiranë më 14 gusht. Ai është pyetur nga prezantuesja, Ori Nebijaj se nëse lajmet që po qarkullojnë se ai do do lërë përfundimisht muzikën pas koncertit të tij janë të vërteta ose jo.

Por, Noizy e ka mohuar kategorikisht këtë gjë, i cili nuk ka nguruar që të tregojë të vërtetën. Ai tha: “Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”.

Ai gjithashtu është rrëfyer se pas përfundimit të koncertit do vazhdojë të punojë për një album të ri. “Unë po përgatis një album tjetër. Albumi “Alpha” do dali 3 ditë para koncertit. Sapo të mbarojë koncerti do jem në 3 shtete në dy javë”, tha Noizy.

Reperi duket se e ka gjetur emrin e albumit të tij të ri dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë. Ai tha: “Albumi i fundit do të quhet “Ishte kënaqësi”.