Home Sport Pas ‘krisjes’ me United, Cristiano Ronaldo pozon me Messin: Fitorja është gjendje...

Pas ‘krisjes’ me United, Cristiano Ronaldo pozon me Messin: Fitorja është gjendje shpirtërore

Cristiano Ronaldo ka postuar në kanalet e komunikimit një foto me Lionel Messin. Duke luajtur shah, dy kampionët që kanë dominuar dekadën e fundit në futboll janë bërë objekt i një fushate marketingu.

Fakt është se CR7 është në “luftë” të hapur me Manchester United, pas deklaratës së portugezit për mungesë respekti nga klubi. Duket se Ronaldo është duke i dërguar “sms” palëve për një lëvizje të mundshme në Paris gjatë merkatos së janarit. Kujtojmë se si Ronaldo dhe Messi janë në Katar me kombëtaret respektive, duke synuar trofeun e lakmuar. Në shënimin e fotos shkruhet: “Fitorja është një gjendje shpirtërore”. Janari duket i duhuri për CR7 që të lëvizë në një tjetër kampionat.

Previous articleTesla tërheq mbi 321.000 automjete nga tregu amerikan
Next articleSali Berisha nuk iu “turpëron” Shqipërinë me protestën kundër BE më 6 dhjetor