Home Aktualitet Pas Filip Gjonçit në arsim, edhe Doklead Ademi u kërkon faturistëve të...

Pas Filip Gjonçit në arsim, edhe Doklead Ademi u kërkon faturistëve të ujit të identifikojnë shtëpi më shtëpi votuesit e PD

doklead ademiPunonjësit e ujësjellësit në Durrës janë përfshirë në një aksion të organizuar nga drejtori i shoqërisë anonime Doklead Ademi për të identifikuar familjet që votojnë PD dhe familjet që shprehen kundër PD-së. Ndonëse një nismë e tillë nuk është e panjohur në Durrës, ajo që ka krijuar jo pak problem ka të bëjë me faktin se punonjësit në këtë rast janë përgjithësisht të detyruar t’u binden urdhërave. Burime të sigurta qytetare thonë se faturistet e ujësjellësit pasi kanë parë matësin e ujit dhe kanë lexuar shifrat janë interesuar të dinë se sa pjestarë ka familja, sa prej tyre banojnë në Shqipëri dhe të tjera pyetje të këtij karakteri. Pyetësori u është diktuar punonjësve ta mësojnë përmendësh si dhe çdonjëri prej tyre të mbajë shënime me shumë përgjegjësi për të raportuar më pas tek Ademi. Mësohet se raportimet janë të detyruar për çdonjërën që është në terren, ndërsa më pas të dhënat kalojnë dorë më dorë për të ndërtuar edhe pasqyrën përmbledhëse. “Censusi” që ka marrë përsipër të bëjë ujësjellësi dhe vet Doklead Ademi ka shkaktuar jo vetëm habi tek qytetarët. Shumëkush prej tyre është ndier në siklet të madh teksa është pyetur se për cilin subjekt do të votojnë antarët e familjes. Faturistet kanë kërkuar të mësojnë numrin e pjestarëve të familjeve që votojnë, janë apo jo të punësuar dhe ku, sa prej tyre gjenden në emigracion, të rinjtë me studime në vend, emrat e komshinjve në të majtë e të djathtë apo poshtë e më lart katit të tyre në pallat. Këto e të tjera kërkesa kanë besdisur jo pak qytetarët të cilët nuk e kanë pasur të vështirë të bëjnë lidhjen. Sipas disa banorëve thuhet faturistet u kanë thënë familjarëve se janë të detyruara ta bëjnë këtë punë pasi duan të ruajnë vendet e tyre të punës.
Abuzimi
Një veprim të tillë të ndërmarrë këto ditë nga ujësjellës-kanalizimet sh.a e drejtuar nga Doklead Ademi e kanë bërë edhe institucione të tjera. Tipike dhe me shumë bujë është përcjellë rasti drejtorit të arsimit në Durrës Filip Gjonçi, personi që e ka marrë fillimisht me shumë zell këtë punë ndonëse ka dështuar pasi nuk ka mundur të bëjë atë që i është kërkuar. Gjonçi ka urdhëruar drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme si dhe kryetarët e sindikatave “të pavaruara” të arsimit në shkolla të bëjnë një verefikim të tillë. Fillimisht Gjonçi, i urdhëruar nga eprori i tij Igli Cara dhe ky i fundit nga Sokol Olldashi, ka kërkuar që të identifikohen mësuesit e punësuar në arsim pas vitit 2005 e në vijim, kohë që korespondon me mandatin e PD-së. Më pas, për shkak se ky veprim ngjalli reaksione të forta dhe doli sheshit që është me prapavijë të pastër politike në institucione të depolitizuara, Gjonçi ngarkoi vartësit e tij që të kërkonin nga shkollat të nënshkruanin një formularë për të deklaruar se kur kanë nisur marrëdhëniet e punës së tyre në arsim në Durrës. Edhe në këtë rast të zellshmit për t’iu bindur Gjonçit në abuzimet me ligjin kanë qenë drejtorët, nëndrejtorët dhe kryetarët e emëruar nga ai vet si kryetar të sindikatave në shkolla.Por edhe kjo solli reagime pasi pati zëra se krahas kërkesës për të idetifikuar votues të majtë e të djathtë, pati tendenca për të ndjekur një politike diskriminuese në arsim mes të punësuarve nga Jugu dhe nga Veriu. Realisht këtë tedencë e kanë shfaqur edhe pararëndës të Gjonçit pasi edhe Vaso Papai, edhe Ermira Bllani e kanë manifestuar deri edhe hapur këtë lloj diskriminimi krahinor. Por Gjonçi ka menduar të ndërrojë strategji pasi këtë lloj statistike ka tentuar ta paraqesë si veprim në favor të tij. Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar mësuesve edhe fotokoje të pasaportave apo kartave të identifikimit. Mësuesit që kanë refuzuar të bëjnë një të tillë fotokopjo, nuk kanë mundur të e anullojnë procesin e nisur pasi fotokopjot janë nxjerrë nga dosja personale e mësuesve e arkivuar në drejtoritë e shkollave. Ndërkohë që as njëra e as tjetra strategji nuk kanë dhënë efektet e duhura, atëherë Filip Gjonçi duke vënë në punë administratën e tij, ka mbledhur mësuesit “besnikë” dhe drejtorët e nëndrejtorët e shkollave që së bashku me kryetarët e sindikatave “të pavaruara” të arsimit në çdo shkollë të plotësojnë formularët me lista të nxënësve. Një fushatë e tillë është kryer në shkollat e mesme publike dhe jopulbike duke detyruar nxënësit të firmosin si dhe të paraqesin kartën e identitetit për të marrë që andej numrin. Ky veprim për klasat e 12 është justifikuar nga Filip Gjonçi me arsyen se formularët po bëhen për efekt të procesit të provimeve të maturës, ndërsa nxënësve të tjerë që kanë mbushur 18 vjeç por që nuk janë maturantë u është thënë se po organizohet një projekt pilot për maturën e ardshhme.
Nga Xhevo Gradica

Previous articleBanorët e Sukthit dëshmojnë në zbardhjen e vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj
Next articleVangjush Dako: Trajektore të plotë të të gjitha pikave arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore në Durrës