Home Politike Pas drekës së deputetëve, Berisha: PD më e bashkuar se kurrë. Ka...

Pas drekës së deputetëve, Berisha: PD më e bashkuar se kurrë. Ka mendim ndryshe, por…

Pas drekës përbashkuese të iniciuar nga deputeti Xhelal Mziu, lideri demokrat Sali Berisha beson se PD-ja, pavarësisht mendimit ndryshe, është më e bashkuar se kurrë.

 

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama TV”, kreu demokrat deklaroi se PD-ja tashmë e unifikuar si asnjëherë më parë. “Partia Demokratike është më e bashkuar se kurrë sot. Dhe natyrisht, brenda Partisë Demokratike ka mendime të ndryshme, por në të vërtetë, kjo është parti e mendimit ndryshe”, deklaroi z.Berisha. Ai bëri edhe një urim për televizionin “Panorama”.

“Urimet më të përzemërta shikuesve të televizionit ‘Panaroma’ dhe të media grupit, të cilët përjetuan me një barbari të vërtetë presionin nga një narkoqeveri si kjo. Por të gjithë ata që kanë synuar të shtypin fjalën e lirë, kanë përfunduar aty ku e meritojnë”, u shpreh kreu i PD-së.

Previous articleKush është Sylvinho, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare?
Next articleA duhet t’i hamë tre vakte në ditë?