Home Politike Pas deklaratës së Bujar Nishanit, vjen reagimi i Romeo Gurakuqit dhe nxjerr...

Pas deklaratës së Bujar Nishanit, vjen reagimi i Romeo Gurakuqit dhe nxjerr dokumentin: Do të mbajë përgjegjësi ligjore

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka reaguar pas akuzave të forta të ish-presidentit Bujar Nishani. I ndodhur në udhëtim, Gurakuqi ka shkruar një status të shkurtër dhe thekson se Nishani do mbajë përgjegjësi ligjore dhe se nuk ka asnjë të vërtetë mbi shpifjet e tij se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit.

Postimi i Gurakuqit

Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit  per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara. Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017,.para marrjes se mandatit, me nismen time. Personazhet, oficeret,  te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH. Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit. Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit.  Shpifesi do te mbaje pergjegjesi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene!  Kjo sa per fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhetim.

“Shpifës ordiner, burracak e zvarranik”/ Pas deklaratës

SOURCEbulevard news
Previous articleNjerëzit e hershëm u mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik
Next articleCDC: Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19