Home Sport Pas akuzave, reagon klubi i Erzenit: Bashkia nuk ka kompetenca mbi futbollin

Pas akuzave, reagon klubi i Erzenit: Bashkia nuk ka kompetenca mbi futbollin

Pas akuzave të ngritura nga drejtori i klubit shumësportësh të Erzenit, Altion Keçi, për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit në zonën e Durrësit, ka reaguar edhe klubi i futbollit shijakas.

Nëpërmjet kësaj deklarate për mediat, ai e ka bërë e qartë, se ka autonomi të plotë ndaj Bashkisë së këtij qyteti, apo klubit shumësportësh me të njëjtin emër. Atje, në punimet e asamblesë së shoqates rajonale të Durrësit, është sqaruar dhe pse Fundim Dollaku ishte emëruar përfaqësues i klubit Erzeni në këto zgjedhje.

 “Me anë të kësaj deklarate dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe sportdashësit mbi spekulimet dhe dezinformacionin mbi K.F. Erzeni.

Bazuar në ligjin Nr. 8788, datë 07/05/2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, me vendimin nr.6546 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është krijuar Shoqata “Klubi i Futbollit Erzeni”. Kjo shoqate është anëtarë e FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, sipas vendimeve përkatëse te depozitimit në gjykate, ku fillimisht kryetar ka qenë z.Elton Arbana.

Zoti Arbana, me date 01.09.2021, është dorëhequr nga posti i kryetarit dhe mbledhja e Përgjithshme e Anëtareve ka zgjedhur si kryetar të Shoqatës z.Marius Shahini. Ky i fundit, pas ftesës së bërë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Durres, me datë 16/12/2021, z. Fundim Dollaku të marrë pjesë në mbledhjen e kësaj Shoqate.

Për këdo që do të kuptojë, po theksojmë se as Bashkia Shijak, as Klubi Shumësportesh Erzeni nuk është anëtarë e FSHF/SHRFD, apo ndonjë organizate tjetër sportive dhe nuk kanë asnjë kompetencë për të marre atributet e KF Erzeni, pasi çdo përpjekje do të ishte në kundërshtim me ligjet dhe statutin e shoqatës.

Çdo sulm që po i bëhet shoqatës dhe organeve të ligjshme të KF Erzeni dëmton imazhin e ekipit dhe objektivat sezonalë të vendosura për ekipin e futbollit. Shpifjet ndaj KF Erzeni dhe anetarëve të ligjshëm të shoqatës do te përshkallëzohen ne veprime ligjore. Për ata që kanë falsifikuar dokumentet shtetërore dhe vendosur numra protokolli false, shoqata do i denoncojë ne SPAK se bashku me kallëzimin penal perkatës,”- përfundon deklarata e klubit të futbollit të Erzeni./Dosja.al