Home Kronika Pas 16 orësh kërkime intensive, gjenden trupat e pajetë të babë e...

Pas 16 orësh kërkime intensive, gjenden trupat e pajetë të babë e bir që i mori rrjedha e ujit në Shkodër

Pas 16 orësh kërkime intensive, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir (Pjetër dhe Jason Rushaj) që i mori rrjedha e ujit të përroit në Malësi të Madhe teksa po lëviznin me automjet. Ata janë viktimat e para nga moti i keq që ka përfshirë territorin e vendit. Një ditë më parë shpëtoi vajza, e cila arriti të dilte nga makina dhe u ndihmua nga një banor i zonës ndërsa aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Të tre po udhëtonin me makinën që drejtohej nga babai Pjetër Rushaj por i mora rrjedha e ujit në Bogë.

“Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)” – njofton policia.

Previous articleReshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
Next articleMe karrierë të gjatë në ‘luftën’ kundër korrupsionit, kush është prokurori i posaçëm që do kryejë hetimet ndaj ish-Presidentit Trump