Partizani luan në Kazakistan përballë Astanës ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League. Në këtë pengesë të fundit përpara grupeve edhe vështirësia e kundërshtarit është e një tjetër niveli dhe këtë gjë e treguan mjaft mirë vendasit të cilët gjatë 45 minutave të para mbajtën kampionët e Shqipërisë të mbyllur në gjysmëfushën e saj.
Presingu i vazhdueshëm i Astanës detyroi skuadrën shqiptare të bëjë shumë gabime dhe barazpesha e rezultatit zgjati deri në minutën e 41-të, kur nga një goditje nga jashtë zonës i ndihmuar edhe nga një devijim, Lonçar dërgon topin në rrjetë.