Home Maqedonia Partia Maqedonase: Gruevski të veprojë me shqiptarët ashtu si Daçiçi

Partia Maqedonase: Gruevski të veprojë me shqiptarët ashtu si Daçiçi

gruevski“Jemi dëshmitarë që Nikolla Gruevski ka mësuar shumë gjëra nga kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviç. I bëjmë thirrje që të mësoj diçka edhe nga kolegu ii tij aktual, kryeministri serb Ivica Daçiç, se si mbrohet sovranitetin i një shteti. Sot në mëngjes policia serbe e realizoi paralajmërim e dhënë nga Daçiç për të hequr monumentin e veteranëve të UÇPMB-së të vendosura ilegalisht në qendër të Preshevës”.

Këtë thirrje e ka bërë Stojançe Angellov, lideri i partisë “Dinjiteti” ndaj kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, transmeton “A1on”.

“Apelojmë deri te kryeministri Nikolla Gruevski, të ndjek shembullin nga kolegu i tij, kryeministrit serb Ivica Daçiç, për të vepruar në përputhje me ligjin, dhe brenda një kohe të arsyeshme ti heq të gjitha monumentet e ndërtuara ilegalisht dhe muzeun e ekstremistëve të UÇK-së që gjendet brenda territorit të Maqedonisë” -përfundon Angelov.

Previous articleProtestë masive e shqiptarëve të Kosovës Lindore
Next articleMesi: Çmenduri të më krahasojnë me sportistë si Xhordan, Bolt apo Ali