Home Politike Partia e Lirisë akuza Ramës: Dënon babanë e 4 fëmijëve se ndërtoi...

Partia e Lirisë akuza Ramës: Dënon babanë e 4 fëmijëve se ndërtoi pa leje në një fshat të thellë të Librazhdit, por kullat në Tiranë s’i sheh

Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka akuzuar qeverinë për standard të dyfishë për zbatimin e ligjit, teksa thotë se një 63-vjeçar është dënuar me 8 muaj burg në prag të festave, pasi është konstatuar se ka ndërtuar pa leje në fshatin e thellë të Librazhdit.

Blushi ka publikuar vendimin e gjykatës e thekson se modeli i qeverisjes së Edi Ramës është i bazuar në burgim e mjerim për më të varfëri. Blushi thotë se qeveria nuk shikon kullat që ndërtohen pa leje në mes të Tiranës, por ndëshkon babanë e katër fëmijëve nga fshati Skroskë.

‘Fshati i thellë malor Skroskë ndodhet 2 orë larg Librazhdit, por syri vigjilent i patronazhistëve të Edi Ramës, që nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës, zbuloi se 63-vjeçari Sami O., baba i 4 fëmijëve të mitur, po rregullonte pa leje banesën e tij.

Ndërkohë që oligarkët dhe klientët e Edi Ramës të kapur në flagrancë në zemër të kryeqytetit në shkelje të ligjit për kate, pallate dhe kulla pa leje amnistohen dhe nuk penalizohen, madje shpallen edhe fitues të tenderave dhjetëra milion euro, prindi i katër vogëlushëve Sami O. nga Skroska dënohet me 8 muaj burg në prag të festave të fundvitit.

Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Favorizim, legalizim, liri dhe pasuri për oligarkët dhe të fortët. Ndëshkim, arrestim, burg dhe mjerim për më të varfërit dhe më të dobtët. Ky shtet që po degradon përditë në një regjim fashist do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë!’- shkruan Blushi.

 

Previous articleKëshilli i Sigurimit të OKB, Ukraina pritet të kërkojë përjashtimin e Rusisë: Do shpallim zyrtarisht qëndrimin tonë
Next articleKFOR: Po planifikohet një takim me të gjitha palët për tensionet në Veri