Home Politike Parlamenti zvicerian miraton marrëveshjen për sigurimet me Shqipërinë, Rama: Ma ka premtuar...

Parlamenti zvicerian miraton marrëveshjen për sigurimet me Shqipërinë, Rama: Ma ka premtuar edhe Meloni

Parlamenti zvicerian miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama,ka reaguar në rrjetet sociale për këtë lajm të cilin e konsideron të mirë dhe falenderon qeverinë zviceriane.

Po ashtu, Rama thotë se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i ka premtuar gjatë samitit në Tiranë, që shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian marrëveshja.

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan Rama.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Previous articleNjë tjetër humbje jete në Katar 2022, pankarta ngacmuese ndaj Infantinos: Kompesoni familjet e viktimave
Next articleSituata e tensionuar në veri të Kosovës, Petkoviç: Kurti tregoi fytyrën e tij të urrejtjes ndaj serbëve