Home Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, zbuloni në cilat zona do...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, zbuloni në cilat zona do të ketë vranësira

Pjesa e parë e ditës do të sjelli orë të shumta me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa pas mesdite pritet që në të gjithë territorin shqiptar të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Previous articleHoroskopi për ditën e sotme, 31 dhjetor 2022
Next articleLuks apo veshje të lira? Mësoni se çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët