Home Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperatura deri në 16 gradë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperatura deri në 16 gradë celsius

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.

Por  parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites të shfaqen kalime vranësirash në të gjithë territorin. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta vijojnë edhe orët e natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e  ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë  celsius deri në 16 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1-2 ballë.

Previous articleHoroskopi për sot, 3 janar 2023
Next articleDitët e para të 2023: Rritet euro në krahasim me lekun, pas humbjes në 2022