Home Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme. Edhe këtë të dielë nuk...

Parashikimi i motit për ditën e sotme. Edhe këtë të dielë nuk do të mungojnë reshjet e shiut

Edhe kjo e dielë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

 

Previous articleKursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin
Next articleVritet në Zvicër 37-vjeçarja shqiptare, nënë e 4 fëmijëve, arrestohet bashkëshorti