Home Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë pritet të ndodhë me...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të PARAQITET në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëbores do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit KU qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora. Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të BIEN sërish në mëngjes, POR MBETEN knstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Previous articleHoroskopi ditor, e diel 22 janar 2023
Next articleMe sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera?