Home Aktualitet Parashikimi i motit, e shtunë, 2 shtator 2023

Parashikimi i motit, e shtunë, 2 shtator 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë  vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore. Në relievet e larta malore në orët e mesditës dhe pasdites shi i izoluar.

Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare në jug era fiton shpejtësi deri 12m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Previous articleKëmbimi valutor 2 shtator/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?
Next article‘Shkundet’ Shqipëria/ Tërmeti i fuqishëm godet juglindjen e vendit, ja sa ishte magniuda