Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri te dendura dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu me intensitet mesatar në formë shtrëngatash deri në mesditë. Më pas intensiteti i reshjeve ulet. Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1 – 8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/16 Re shi/diell
Kukës 10/15 Re shi/diell
Lezhë 11/15 Re shi/diell
Dibër 6/13 Re shi/diell
Durrës 10/17 Re shi/diell
Tiranë 12/18 Re shi/diell
Elbasan 7/14 Re shi/diell
Berat 9/19 Re shi/diell
Vlorë 12/18 Re shi/diell
Korçë 6/15 Re shi/diell
Gjirokastër 7/14 Re shi/diell
Sarandë 11/16 Re shi/diell