Home Aktualitet Parashikimi i motit, e premte, 6 maj 2022

Parashikimi i motit, e premte, 6 maj 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 6-8m/s. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/21 Diell re shi
Kukës 8/22 Diell re shi
Lezhë 11/21 Diell re shi
Dibër 8/20 Diell re shi
Durrës 13/21 Diell re shi
Tiranë 13/23 Diell re shi
Elbasan 11/23 Diell re shi
Berat 8/23 Diell re shi
Vlorë 11/21 Diell re shi
Korçë 8/19 Diell re shi
Gjirokastër 10/22 Diell re shi
Sarandë 10/19 Diell re shi