Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht mesatare. Duke filluar prej orëve të pasdites vranësirat vijnë në dendësim deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/19 | Diell re |
Kukës | 7/17 | Diell re |
Lezhë | 7/19 | Diell re |
Dibër | 4/17 | Diell re |
Durrës | 10/21 | Diell re |
Tiranë | 11/22 | Diell re |
Elbasan | 8/22 | Diell re |
Berat | 8/22 | Diell re |
Vlorë | 10/22 | Diell re |
Korçë | 5/16 | Diell re |
Gjirokastër | 5/19 | Diell re |
Sarandë | 11/20 | Diell re |